Tipet e aparateve për shuarjen e zjarrit dhe përdorimi i tyre
In this blog, we will provide essential information and practical tips about fire extinguishers. You will learn about the different types of fire extinguishers, their specific applications, and how to use them safely and effectively. Additionally, we’ll explore lesser-known facts about fire extinguishers, including their maintenance, legal requirements, and the importance of choosing the right type for various fire risks. Whether you are a business owner, a homeowner, or simply interested in fire safety, this guide will equip you with valuable knowledge to enhance your preparedness and safety.
Aparatet për shuarjen e zjarrit klasifikohen në bazë të kritereve të ndryshme, si llojeve të zjarreve që mund të shuajnë, peshës dhe lëvizshmërisë së tyre, specifikimeve teknike, etj. Më poshtë është dhënë një përmbledhje e shkurtër e klasifikimit të tyre:
1. Sipas llojeve të zjarreve
- Zjarre të klasës A: Materiale të ngurta si dru, letër, tekstile dhe disa plastika.
- Zjarre të klasës B: Lëngje të djegshme si nafta, benzina dhe alkooli.
- Zjarre të klasës C: Gazra të djegshme si propani, butani dhe metani.
- Zjarre të klasës D: Metale të djegshme si magnezi, alumini dhe titani.
- Zjarre të klasës F: Vajra dhe yndyra gatimi, zakonisht në kuzhina.
Shënim: Një aparat për shuarjen e zjarrit mund të jetë i përshtatshëm për një ose më shumë klasa zjarri.
2. Sipas peshës dhe lëvizshmërisë
- Aparate portative: Pesha deri në 20 kg, të projektuara për t'u mbajtur me dorë.
- Aparate mobile: Pesha mbi 20 kg, zakonisht të pajisura me rrota për lëvizje më të lehtë.
3. Sipas mediumit/agjentit shuarës
- Uji: I përshtatshëm për zjarre të Klasës A.
- Pluhur: Efektiv për zjarre të Klasës A, B, C dhe disa të klasës D.
- Dyoksid karboni (CO₂): Ideal për zjarre të klasës B.
- Shkumë: Përdoret për zjarre të klasës A dhe B.
- Agjentë të specializuar: Të projektuar për zjarre të klasës F dhe disa të klasës D dhe për bateri litiumi.
Këta janë ndër agjentët më të zakonshëm, por kjo nuk është lista e plotë.
4. Sipas sistemit të Presionit
- Presion i përhershëm: Agjenti shuarës mbahet nën presion të vazhdueshëm nga gazi shtytës brenda aparatit, duke siguruar shkarkim të menjëhershëm pas aktivizimit.
- Me bombolë të brendshme/jashtme: Gazi shtytës ruhet në një bombol të brendshme ose të jashtme dhe lirohet vetëm kur aparati aktivizohet.
5. Sipas mekanizmit të aktivizimit
- Valvula me levë: Agjenti lirohet duke shtypur ose lëvizur një levë që hap valvulën.
- Valvula me zhdredhje: Valvula hapet përmes zhdredhjes, dhe agjenti shuarës lirohet përmes hundëzës së shkarkimit.
Përhapja e zjarrit dhe nxehtësisë
Shuarja e zjarrit - parimet bazike