Përhapja e zjarrit dhe nxehtësisë
Zjarri dhe nxehtësia mund të përhapen me shpejtësi, duke shkaktuar rreziqe serioze për jetën dhe pronën. Njohja e mënyrave kryesore të përhapjes së zjarrit është thelbësore për të parandaluar dhe kontrolluar përhapjen e tij. Në këtë blog, do të trajtojmë katër mekanizmat kryesorë të përhapjes së zjarri.
Përhapja e zjarrit
Zjarri dhe nxehtësia mund të përhapen në katër mënyra të ndryshme:
1. Konduksioni
Nxehtësia transferohet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë, përmes materialeve, siç janë strukturat e çelikut të pambrojtur (p.sh. trarët, pllakat metalike të dyshemesë ose ndarjet vertikale).
2. Konveksioni
Përhapja e nxehtësisë bëhet përmes lëvizjes së gazrave të nxehta, lëngjeve ose ajrit, zakonisht përmes shkallëve, ashensorëve ose sistemeve të ventilimit.
3. Radicioni
Materialet mund të ndizen kur vendosen pranë një burimi që liron nxehtësi, p.sh. nga një ngrohës elektrik ose pajisje e ngjashme.
4. Djegia e drejtpërdrejtë
Nëse një material i djegshëm liron gazra apo avuj të mjaftueshëm për të nxitur vazhdimin e djegies kur ekspozohet ndaj një flake të hapur. Për shembull, nëse një cigare që digjet prek një dyshek, nxehtësia nga cigarja bën që materiali i dyshekut të lëshojë avuj të ndezshëm. Këta avuj marrin flakë kur bien në kontakt me gacën e cigares, duke bërë që zjarri të rritet.
Zjarri mund të përhapet në cilindo nga gjashtë drejtimet nëse nuk kontrollohet nga masa si ‘barriera të ftohjes’. Zjarri gjithashtu mund të përhapet përmes sistemeve të ajrit të kondicionuar, zbrazëtirave të tavanit dhe kanaleve.