Është i përshtatshëm për shuarjen e zjarrit të klasës D, të metaleve të djegshme
Aparat për shuarjen e zjarrit, 6 kg pluhur D
Përdorimi:
Është i përshtatshëm për shuarjen e zjarrit të klasës D, përkatësisht të metaleve të djegshme.
Karakteristikat bazike:
- I shpejtë dhe efikas në shuarjen e zjarrit
- Mirëmbajtje dhe servisim ekonomik
- I pajisur me manometër për kontrollim të lehtë të shtypjes së aparatit
- I pajisur me valvulë që mundëson ndërprerjen e kohëpaskohëshme të shuarjes
- Mundësi e shumëfishtë e rimbushjes
Kualiteti dhe siguria
Aparati është dizajnuar sipas kërkesave të tregut Europian, duke u bazuar në sistemin e certifikuar për menaxhimin e cilësisë ISO 9001. Plotëson kërkesat e Standardit Europian EN 3 dhe Direktivën 2014/68/EU. Cilindri është i salduar me një tegel të vetëm dhe është i ngjyrosur me ngjyrë rezistente ndaj rrezeve UV.
Aparati është i pajisur me manometër dhe valvulë sigurie që mundëson ndërrimin e manometrit në rast nevoje pa humbur gazin shtytës apo lëndën për shuarjen e zjarrit.
Në çmim është përfshirë edhe mbajtësi metalik.